×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama në Egjipt, nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 16:49

    Kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi këtë të shtunë Egjiptin ku, sipas njoftimit të kryeministrisë, nënshkroi tri marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës.

    Në vizitën e tij Rama shoqërohej nga ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, shkruan A2 CNN.

    Marrëveshjet e nënshkruara:

    1. Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit

    2. Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit

    3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!