×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama tejet i kënaqur me reagimin e SHBA-ve dhe Britanisë për heqjen e barrikadave në Veri

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 21:24

    Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, i ka përshëndetur deklaratat e ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd.

    Në deklarata kërkohet heqja e menjëhershme e barrikadave në Veri të Kosovës të vendosura nga serbët lokalë.

    Po ashtu kërkohet edhe që të shmanget përshkallëzimi, si dhe dënohen sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

    “Nuk mund të pajtohem më shumë. Me zë të lartë dhe të qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë”, shkroi Rama në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!