×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama thotë se toka “Sunny Hillit” nuk iu dha për 99 vjet, jep edhe hollësi tjera

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 23:18

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se festivalit “Sunny-Hill” nuk i është dhënë toka për 99 vjet, pasi cdo 25 vjet do të vendosej për këtë. Ai shton po ashtu edhe disa detaje tjera shkruan Kallxo.com.

    “Draft-kontrata thotë aty që “Sunny Hill” raporton çdo 6 muaj në kuvend, çdo vit duhet me ndodhë festivali i nivelit të Dua Lipës, nëse tri vite me radhë nëse nuk ndodh atëherë toka i kthehet Komunës. Pika tjetër thotë se në vitin 25, nëse çdo gjë është mirë, i konvenon dy palëve prapë Komuna mundet me vendos me ia kthy tokën vetes nëse po menon që nuk po përdoret për të mirën e kryeqytetit apo ka një plan program për investime tjera, duke i dhënë pesë vite festivalit që të gjejë një vend tjetër. Pra teknikisht 30 vite. Në 25 vite vendos, që jemi në rregull – vazhdon, atëherë shkon +25, +25 deri në maksimum 99 vite. 99-vitëshi është një element, nëse krejt Kosova e ka harru atë tokë, i kthehet automatikisht. Nuk është vetëm në 99 vite edhe u kry puna”, deklaroi kryetari Rama.

    Rama deklaroi se e ka ulur nga 22 hektarë në 17 hektarë që t’i jepen “The Sunny Hill” SH.P.K.

    “Atë 99 nuk e kam pru por e kam gjetë. Unë e kam negociu kontratën. E kam bërë më të mirë më të mirën për kryeqytetin”, tha ai. “Unë nuk e shoh si problematike çështjen e 60-ditëshit të kalendarit, është e mjaftueshme”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!