×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani për “fake news”-in e Tomë Gashit: S’ia shkatërron karrierën, s’ia ka shkatërruar as shërbimi si gjykatës në regjimin e Millosheviçit

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 14:14
    Sociologu Shkodran Ramadani

    “Tomë Gashi s’ia ka shkatërruar karrieren vetes as kur ka shërbyer si gjykatës në regjimin e Sllobodan Millosheviçit”.

    Kështu shkroi sociologu Shkodran Ramadani, pasi avokati i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Tom Gashi, shpërndau një citat të rremë që i atribuohej ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

    Ky postim i Gashit u bë brum për debat të ashpër, për çka u tha edhe se “Tomë Gashi ia ka shkatërruar karrieren vetes duke shpërndarë një lajmë të rremë”.

    Në lidhje me këtë, reagimi i Ramadanit, thotë se një konstatim i tillë është gabim.

    Reagimi i plotë i Shkodran Ramadanit:

    Po thonë se “Tomë Gashi ia ka shkatërruar karrierën vetes duke e shpërndarë një lajm të rremë”.

    Sa konstatim i gabuar.

    Kur atij nuk ia ka shkatërruar karrierën shërbimi i tij si gjykatës në regjimin e Millosheviqit, nuk besoj që një shpërndarje e një lajmi të rremë e bën një gjë të tillë.

    Fundja, Tomë Gashi është prej kohësh autor i disa prej skandaleve më të rënda në baza ditore, nga dhuna në familje, shkelmimi i lypsarëve dhe njerëzve në nevojë, e deri te gënjeshtrat më të pacipa në medie për të mbrojtur padronin e tij, Albin Kurtin.

    Prandaj nuk pres që karriera e tij të merr fund. Së paku, jo në një shoqëri ku i fiton 51% të votave përmes rrenave dhe mashtrimeve.

    Në rrethana të këtilla, shpërndarja e lajmeve të rreme dhe sulmet brutale mbi të vërtetën shpërblehen me pushtet dhe prestigj e nuk ndëshkohen me humbje të karrierës.

    Jo në një shoqëri ku një dekadë je gjykatës i Millosheviqit, e dekadën tjetër këshilltar i Drejtorit Politik të UÇK-së.

    Në një shoqëri të tillë rrena nuk është hendikep. Është përparësi.

    E për këtë duhet të turpërohet secili prej atyre që e promovuan, por më së shumti Hashim Thaçi, që duke abuzuar me autoritetin e fituar në luftë dhe varësisht nga interesat momentale, arbitratrisht i dhanë vetes mandatin që të emërojnë këshilltarë si ky e të rehabilitojnë edhe fosilet më të zeza nga e kaluara e dhunshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!