Ramiz Kelmendi në rolin e infektologut, tregon 4 mënyra si të zhduket coronavirusi

Ish-deputeti Ramiz Kelmendi, është i njohur si biznesmen i suksesshëm në Kosovë por edhe më gjerë.


Por ai së fundmi nuk ka folur si një ekonomist, por si një infektolog ku ka thënë se nuk ka valë të dytë apo tretë të coronavirusit, por se pandemia është e pëhershme.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tregon disa mënyra se si duhet të luftohet coronavirusi, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Covid 19 nuk ka valë 1, 2, 3 e tutje! Kjo sepse vet virusi është Pandemi e përhershme – valore dhe sillet si i tillë. Sa herë zbehen masat, zvogëlohet kujdesi dhe virusi rritet dhe shtrihet me metoda eksponenciale.

Virusi zgjatë deri sa të kemi personin e fundit të infektuar dhe qytetarët që e rrethojnë me pa-kujdes. Ekzistojnë mënyra që të fitojmë këtë betejë!

1. Zbulimi i vaksinës dhe vaksinimi i tërë popullatës ( sepse Covid 19 është virus i përhershëm – jo sikurse virusi i gripit sezonal). Por po shihet se dhet kohë për vaksinë.

2. Vazhdimi i masave me efektivitet ende të shtuar dhe vetngritja e vetëdijes për kujdes, distancë deri në një afat të shkurtër kohor.

3. Ngritja e masave më rigoroze me afat të shkurtër kohor.

4, Vazhdimi i masave të distancës dhe kujdesit në një kohë deri sa të largohet nga vendet e rajonit. Shpesh mendohet se Covid 19 është çështje shëndetësore por Covid 19 ndërlidhet edhe me çështje fizike, juridike dhe sociale e për çfarë duhet konsultuar dhe respektuar.

Me respekt;
Ramiz Kelmendi

Covid 19 – Dëgjomë se po fillon vala e dytë!Covid 19 nuk ka valë 1, 2, 3 e tutje! Kjo sepse vet virusi është Pandemi e…

Publiée par Ramiz Kelmendi sur Mercredi 23 septembre 2020