×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci: Humbja e forcave serbe te Lisi Gjashtnjak ishte shkak i hakmarrjes ndaj qytetarëve të pafajshëm

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 13:14

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, presidenten në detyrë Vjosa Osmanin dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, vendosën lule pranë memorialit kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Qirezit dhe Likoshanit.


    Lladrovci ka cekur se “humbja e forcave serbe te Lisi Gjashtnjak nga njësiti i armatosur i UÇK-së, ishte shkak që i tërboi okupatorët duke u hakmarrë kundër qytetarëve të pafajshëm e të paarmatosur.

    “Humbja e forcave serbe te Lisi Gjashtnjak nga njësiti i armatosur i UÇK-së, ishte shkak që i tërboi okupatorët duke u hakmarrë kundër qytetarëve të pafajshëm e të paarmatosur”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

    Postimi i plotë i tij:

    Sot, me nderim e përkulje të thellë, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, presidenten në detyrë Vjosa Osmanin dhe ish kryeministrin Albin Kurtin, vendosëm lule pranë memorialit kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Qirezit dhe Likoshanit.

    Humbja e forcave serbe te Lisi Gjashtnjak nga njësiti i armatosur i UÇK-së, ishte shkak që i tërboi okupatorët duke u hakmarrë kundër qytetarëve të pafajshëm e të paarmatosur.

    Rezistenca e popullit tonë, gjatë decenieve me demonstrata masive dhe grupet e organizuara, në fund të shekullit të shkuar ngritën nivelin e gatishmërisë së ballafaqimit me luftë të armatosur duke themeluar dhe organizuar radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Qirezi e Likoshani bëhen vatrat e para ku fytyra e vërtetë e okupatorit do të shfaqej me tërë barbarinë e vet. Këto masakra, bashkuan dhe ngritën bijtë e bijat më të mira të kombit, të përgatiteshin për luftën përfundimtare, deri në çlirimin e Kosovës.

    Rruga e lirisë, ishte rrugë e gjatë. Qirezi e Likoshani, me martirët e saj u bënë sinonim për fillimin e lirisë së pandalshme për Kosovën.

    Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e Qirezit dhe Likoshanit!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!