×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci i reagon Vehbi Kajtazit pas akuzave se është ai që e çoi Thaçin në Hagë

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 16:00

    Kryetari Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka reaguar gazetarit, Vehbi Kajtazi pas akuzave nga ky i fundit.


    LLadrovci ka thënë se do të dorëzojë padi për shpifje ndaj Kajtazit.

    “Kam pritur reagime nga dje kur preka në plagë të pashëruar, por nuk e kam pritur nga Vehbi Kajtazi.
    Nëse sistemi ynë gjyqësor do ishte më efikas, shpifjet që më janë bërë ndër vite, do të kishin epilog dhe do të mblidhnin mend shpifësit.
    Të hënën do të shtohet edhe një padi për shpifje, kundër Vehbi Kajtazit.
    Pres sjellje më dinjitoze se kolegu i tij i cili për të njëjtën shpifje thoshte se portalet i kanë fajet!”, ka shkruar LLadrovci.

    Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, në një seri reagimesh në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’, ka drejtuar akuza për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

    Kajtazi thotë se Lladrovci është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë për rastin e Behajdin Hallaqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!