×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci: Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese i bën nder Kosovës dhe qytetarëve të saj

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 11:14

    Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lavdëruar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, pas vendimit që kjo gjykatë mori lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi.


    Lladrovci thotë se Kosova bëhet shtet i nderuar, kur ka institucione të besueshme dhe udhëhiqen nga personalitete si Rama-Hajrizi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Kur kam deklaruar se Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush është në krye të saj.

    Znj. Arta Rama-Hajrizi i takon gjeneratës së shtetndërtimit, e cila me kompetencë ndër vite, dëshmoi profesionalizëm, guxim dhe parime në çdo përgjegjësi institucionale.

    Kosova bëhet shtet i nderuar, kur ka institucione të besueshme dhe udhëhiqen nga personalitete si znj. Arta Rama-Hajrizi.

    Unë kam qenë shumë i bindur se ajo nuk i nënshtrohet asnjë presioni dhe se Kushtetutën e interpreton drejtë, duke mos e humbur fuqinë e vet qytetari nëpërmjet Parlamentit i cili bart përgjegjësitë e mëtejme shtetërore.

    Krenar me Juve znj. Arta Rama-Hajrizi. Ju i bëni nder Kosovës dhe qytetarëve të saj!

    https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10220611600073970

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!