×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci: Qeverisja në Drenas shembullore, keqbërësit nuk do të kenë sukses

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 18:00

    Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar disa profile të rrejshme të cilat thotë se janë përdorë nga parti të caktuara në zgjedhjet e kaluara komunale.

    Ai përmes një postimi në Facebook thotë se “pres nga organet e drejtësisë ta trajtojnë rekomandimin e të dënuarit Krasniqi që të pyetet ideatori i profileve të rrejshme që kishin vërshuar komunën e Drenasit, me rastin e zgjedhjeve lokale më 2021, z. Ajazi [Driton Ajazi – kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit]”, ka shkruar Lladrovci.

    Ai tutje thotë se pushteti dhe gara për pushtet është veprimtari transparente, e bazuar në ligj, e ndershme dhe me llogaridhënie, por shton se profilet e rrejshme, në garën e ndershme zgjedhore e transparente, nuk kanë vend.

    Postimi i tij:

    Të nderuar qytetarë,

    Në vazhdën e shpalosjes së veprimeve të dënueshme të një “subjekti politik” i cili pretendonte se është i denjë të qeverisë me komunën e Drenasit, po ju ofrojmë dëshmitë e disa profileve të rrejshme me të cilat identifikohej ky “subjekt”.

    Qytetarët e painformuar edhe mund të mos i kenë ditur pasojat e profileve të rrejshme, mirëpo, të jesh subjekt politik, me organizim të konfirmuar në KQZ dhe kandidat për kryetar e të obligosh të tjerët që postimet e dërguara përmes viber të postohen në profile të rrejshme, nuk do koment.

    Pushteti dhe gara për pushtet është veprimtari transparente, e bazuar në ligj, e ndershme dhe me llogaridhënie.

    Profilet e rrejshme, në garën e ndershme zgjedhore e transparente, nuk kanë vend.
    Institucionet e drejtësisë, me organet e ndjekjes, kanë zbuluar disa nga profilet e rrejshme, nga ku jepeshin mesazhet dezinformuese, shpifëse e trillime të tmerrshme, kundër qeverisjes e cila me vite vlerësohej ose më e mira ose ndër më të mirat në nivel nacional.

    Mesazhet nga profilet si: “Demokratët për Drenasin”, “Muzikë turke”, “Liverpool Fan shqip”, “Fshati Qendresë”, “Fshati Nekoc”, “Fshati Arllat”, “Fshati Gradicë”, e në veçanti profilet “Floralba Demaku”, “Fatmir Nika”, “Fshati Gradic”, “Rina Gashi”, “Gryka e LLapushnikut”, dhe të tjera të cilat të dënuarit “nuk i kujtohen”, morën dënimin e merituar.

    Pres nga organet e drejtësisë ta trajtojnë rekomandimin e të dënuarit Krasniqi që të pyetet ideatori i profileve të rrejshme që kishin vërshuar komunën e Drenasit, me rastin e zgjedhjeve lokale më 2021, z. Ajazi.

    Falënderoj qytetarët e Komunës së Drenasit që nuk ranë pre e manipulimeve nga personat të cilët e kanë specialitet shpifjen dhe dezinformimin, ndërsa betejën kundër dezinformatave, shpifjes e mashtrimit, nuk do ta ndalim.

    Qeverisja e komunës së Drenasit, është dhe mbetet shembullore, andaj, keqbërësit e të gjitha ngjyrave, nuk do të kenë sukses!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!