×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz “miliarderin”, as rikthimi në PDK nuk e bëri deputet

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 13:18

    KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.


    Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi nuk është në mesin e 19 kandidatëve të PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

    Kelmendi ka marrë vetëm 4 mijë e 607 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Kelmendi aderimin në PDK e bëri të ditur disa javë para zgjedhjeve.

    Ai fillimisht ishte deputet nga radhët e AAK-së, ndërsa në maj të vitit 2014 kishte aderuar në PDK.

    Pas kësaj, Kelmendi u largua nga PDK-ja në prill të vitit 2016 duke aderuar më pas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në tetor të vitit 2016.

    Në Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, Ramiz Kelmendi ishte emëruar zv/kryeministër.

    Së fundi Ramiz Kelmendi u kthye përsëri në Partinë Demokratike të Kosovës, në listën e së cilës kandidoi në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Biznesmeni Ramiz Kelmendi është njëri ndër personat më të pasur në Kosovë.

    Në një intervistë të fundit, ai nuk ka hezituar aspak të flasë për pasurinë e tij.

    Kur u pyet se a ka dëshirë ta thërrasin “Ramiz Milioneri”, ai u përgjigj se ka dëshirë ta thërrasin “Ramiz miliarderi”

    “Kisha pas dëshirë të më thërrasin Ramiz Miliarderi”, ishte shprehur Kelmendi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!