×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj e kujton me fjalë të mëdha heroin e kombit, Adrian Krasniqin

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 9:13

    Ramush Haradinaj e ka kujtuar heroin e kombit, Adrian Krasniqin në përvjetorin e 22-të të vrasjes së tij.


    Të guximshëm, të dashur dhe me të gjitha tiparet e heroit, e ka vlerësuar Haradinajn djaloshin që i fali jetën atdheut.

    “Ishe student i dalluar po aq sa dhe luftëtar.

    Gjithmonë besove në liri, për të cilën dhe u përjetësove 22 vite më parë, duke i prirë karvanit të dëshmorëve të Pejës.

    Ishe i dashur, i guximshëm me të gjitha tiparet e heroit. Ashtu do të mbetesh në kujtimin tonë dhe të brezave që vijnë Adrian Krasniqi, Hero dhe Gjeneral.

    Duke u përulur para veprës tende madhore, krenohem që u njohëm bashkë në ditët e lavdisë. Kombi që ka njerëz si ti, ka të ardhme të ndritur.

    Lavdi e përjetshme” shkruan Haradinaj në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!