×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj: I thash Mogherinit se nëse nuk vjen Amerika në tavolinë, mos më prit

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 21:43

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar për përplasjet që ka pasur me ish-shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.


    Haradinaj tha se kur ka qenë kryeministër i Kosovës i ka thënë Mogherinit që “nëse nuk vjen Amerika në tavolinë, mos më prit.”

    Ai ka treguar se si i është përgjigjur Mogherinit, pasi Haradinaj i tha se nuk do të diskutojnë për dialogun nëse SHBA-të nuk janë në tavolinë.

    “Ajo më tha se nëse e thu këtë fjalë, unë nuk dal me ty në konferencë për shtyp, i thash okej shihemi tjera herë”, tha Haradinaj në ATV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!