×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj përkrah Kurtin për qëndrimin në Bruksel: Do të bashkëpunojmë në temën e dialogut

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 12:59

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel.


    Haradinaj ka thënë se Kurti nuk ka bërë asgjë më shumë se sa që i ka kryer detyrat e tij të besuara nga Parlamenti.

    Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se obligim i kryetarit të Qeverisë është t’i mbrojë interesat e shtetit.

    “Kryetari i Qeverisë i kryen detyrat që i ka të besuara nga parlamenti. Kuptohet mbron interesat e Kosovës dhe kjo është detyrë e kryetarit të Qeverisë”, tha ai.

    Ndërsa sa i përket ftesës së Kurtit për t’u koordinuar me partitë opozitare rreth procesit te dialogut, ai tha se AAK është gjithmonë e hapur kur janë në pyetje interesat e Kosovës.

    “Aleanca si parti parlamentare i kryen obligimet e veta të gjitha në parlament në të gjitha situatat, është e hapur të bisedojë për interesat e Kosovës”, tha ai.

    Haradinaj këto komente për KosovaPress i bëri pas homazheve në Gllogjan të Deçanit, në nderim të heroit Agim Selmanaj, i cili ra heroikisht më 1 maj të vitit 1999.

    “Agim ka qenë prej luftëtarëve më të hershëm, ka qenë një grup i të rinjve luftëtarë në atë kohë së bashku edhe me Dautin pra kanë qenë edhe para daljes publike të UÇK-së, ka qenë i mobilizuar praka qenë ushtar ndër të parët në UÇK…Ndërsa në luftë Agimi ka qenë prej më të zotëve, i ri i shkathtë i zoti i patrembur nuk ka asnjë vend luftim qe ai nuk ka marr pjesë deri në ditën e rënies 1 maj 1999 në prag të lirisë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!