×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj: Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 18:56

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se më 15 mars do të hiqet pjesërisht taksa ndaj produkteve serbe.


    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramush Haradinajt, i cili kishte vendosur taksën në nëntor të vitit 2018, shkruan Reporteri.net

    Haradinaj e ka quajtur Kurtin mashtrues dhe se nga sot ai është përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

    Ky është postimi i plotë:

    Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.
    Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!

    RH.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!