×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj u thirr nga Gjykata Speciale si i dyshuar

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 16:26

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga Kryeministri i vendit pas ftesës që ka marrë nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë.


    Ai ka bërë të ditur se e ashtuquajtura Gjykata Speciale atë e ka ftuar si të dyshuar.
    Kam njoftuar institucionet se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme.

    Arsyeja është se kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për javën e ardhshme si i dyshuar. Dhe kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si qytetar i Kosovës”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media, pasi ka mbajtur mbledhje të Qeverisë ku ka njoftuar kabinetin e tij për dorëheqjen.

    Jep dorëheqje Ramush Haradinaj – ftohet nga Specialja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!