×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti 24 orësh i IKSHPK-së, katër raste të reja me COVID-19

    Reporteri
    27 Maj 2022 | 15:25

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 392 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.080. Në total numri i rasteve aktive është 123.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.862 doza të vaksinës.

    Deri më sot 822.985 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Deri më sot janë dhënë 102.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!