×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimet për incidentet në Veri, KQZ mblidhet sonte

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 16:02

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion është në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyret e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas Elezit, një gjë e tillë nuk u bë e mundur, dhe pas kësaj situate të krijuar në Veri, sot KQZ ka thirrur mbledhje në ora 18:00.

    “Jemi në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyret e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur. Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, sot, me fillim në orën 18:00”, tha Elezi për Gazetën Online Reporteri.net.

    REL raportoi se dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin Potok – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

    Sipas raportimeve të disa mediave serbe, shpërthimet ndodhën në kohën kur anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, nën përcjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, hynë në hapësirat e objektit komunal në Zubin Potok.

    Edhe në Mitrovicën e Veriut – po ashtu të banuar me shumicë serbe – u dëgjuan sirena alarmuese para orës 15:00.

    Paraprakisht, sipas tyre, anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, në prani të Policisë së Kosovës, tentuan të hyjnë në selinë e Komisionit Zgjedhor në këtë komunë.

    REL raportoi se në Mitrovicën e Veriut – po ashtu të banuar me shumicë serbe – u dëgjuan sirena alarmuese para orës 15:00.

    Paraprakisht, sipas tyre, anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, në prani të Policisë së Kosovës, tentuan të hyjnë në selinë e Komisionit Zgjedhor në këtë komunë.

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, përmes një njoftimi për media, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka dërguar pjesëtarë të Policisë së Kosovës me armë të gjata në Komunën e Zubin Potokut”.

    Nuk është e qartë nëse arritën të hyjnë. Në vendin e ngjarjes u mblodhën disa qytetarë, ndërsa automjetet e policisë nuk shihen më.

    Sipas tij, ata kanë për qëllim “përgatitjen e terrenit” për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 18 dhjetor.

    “Të gjithën e ka kurdisur dhe ia ka bërë regjinë Albin Kurti, derisa në Tiranë po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor”, tha Petkoviq.

    Ai shtoi se qëllim i Kurtit është që “me dhunë dhe me armë t’i rrëmbejë katër komunat në veri” të Kosovës dhe “në to t’i instalojë përfaqësuesit shqiptarë, përmes zgjedhjeve jolegale dhe jolegjitime”.

    Përpos në Zubin Potok, sirenat janë dëgjuar edhe në Mitrovicë të Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!