×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportuesja e PE për Kosovën, i reagon Thaçit pas deklaratës për Lajçakun

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 11:07

    Presidenti Hashim Thaçi, dje gjatë ditës reagoi se nuk e ka vullnetin që si President i vendit të marrë pjesë në dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


    Lidhur me këtë deklaratë të presidentit Thaçi ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, shkruan Reporteri.net.

    Von Cramon në një postim në Twitter shkroi se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, pasi sipas saj, kjo nuk është zgjedhje personale.

    “Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, ka shkruar ajo.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!