×
  • Lajme
  • Lajme

    Viola von Cramon “zbulon” tri shtetet që vonuan liberalizimin e vizave për Kosovën

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 20:02

    Kosova edhe më tutje vazhdon të jetë shteti i izoluar në Evropë për shkak së nuk është pjesë e zonës shengen.


    Për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të Francës, Gjermanisë dhe Holandës, qytetarët e Kosovës edhe më tutje nuk mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve evropiane, pavarësisht se i ka plotësuar të gjitha kriteret për procesin e liberalizimit të vizave.

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë të ditur për lajmi.net, se Franca, Gjermania dhe Holanda, kanë qenë forcat kryesore në PE që e kanë kundërshtuar liberalizimin e vizave.

    Tutje ajo ka thënë se në takimin e së martës në mes të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, është diskutuar edhe çështja e liberalizimit të vizave dhe se sipas saj, kjo është një shenjë e rëndësishme.

    “Është diskutuar midis kryeministrit Hoti dhe presidentit Macron në takimin e së martës bilateral që është një shenjë e rëndësishme, pasi deri më tani, Franca, Gjermania dhe Holanda kanë qenë forcat kryesore që ngadalësojnë procesin”, deklaroi Viola von Cramon.

    Theksojmë se edhe i dërguari special i presidenti amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka kërkuar BE-së që në takimin e 10 korrikut të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!