×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 770 raste aktive me coronavirus, 14 mijë e 836 të shëruar

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 8:03

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur numri total i rasteve pozitive është 17.263 raste nga 82.678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.


    IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.770.

    Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se është shqetësuese numri i lartë i të infektuarve në Prishtinë, brenda 24 orëve.

    Zemaj ka thënë se komuna e Prishtinës, shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti COVID-19.

    “Para një vendimi ndryshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!”, ka shkruar Zemaj.

    Si masë për parandalimin e përhapjes së virusit institucionet shëndetësore obliguan qytetarët me vendosjen e maskës, në të kundërtën ata do të gjobiten sipas Ligjit për pandeminë COVID-19.

    Maska është bërë obligative edhe nëpër autobus. Për të inspektuar se sa po respektohen këto masa nëpër autobusët e Prishtinës, inspektorati bëri inspektime gjatë së mërkurës.

    Drejtori i Inspektoratit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka treguar se janë bërë inspektime nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!