×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastësi apo mesazh për Mustafën, LDK reagon pas fotografisë së Vjosës me Albinin

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 12:31

    Ka disa ditë që në Kuvend të Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve nga subjekte të caktuara politike.


    Në një fotografi të siguruar nga Reporteri, shihet se kreu i VV-së, Albin Kurti dhe  nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani janë regjistruar sot bashkë në listën e deputetëve.

    Lidhur me këtë fotografi janë sqaruar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Haxhi Avdyli ka thënë se takimi i Kurtit me Osmanin në Kuvend ishte thjeshtë rastësi.

    “Unë du me sqaru këtë punë se Vjosa nuk ka shku së bashku me Albin Kurtin. Vjosën e ka thirr Kuvendi në ora 10:00 me ardh mu regjistru, edhe të njëtjën kohë 10 e 30 e kanë thirr edhe Albin Kurtin, kjo ka qenë rasësi. Vjosa nuk ka pas dijeni se kur Albin Kurti regjistrohet. Kjo është rastësi dhe nuk ka të bëjë kurgjo më të orkestrune, ajo i’u ka përgjigjur kohës kur Kuvendi ia ka dërgu mesazhin sepse Vjosa nuk ka qenë kur jemi regjsitru dhe ata ja kanë caktu një kohë në ora 10, e në ora 10 e 30 si duket ka qenë edhe Albin Kurti. Vjosa nuk ka thirr mediat edhe domethanë e ka kry obligimin e vet si çdo deputet. Këtë e kam të konfirmuar nga Vjosa Osmani më të cilën sap o kam pasur një takim para 10 minutash”, ka thënë Avdyli për Insajderin.

    Kujtojmë se Kurti në një adresim para mediave para se të hyjë në Kuvend konfirmoi se edhe gjatë ditës së sotme dhe çdo ditë tjetër do të vazhdojë të takohet me Mustafën, deri në arritjen e një marrëveshje për koalicion qeverisës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!