×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastet e reja pozitive me coronavirus vijnë nga këto komuna

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 15:04

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 57 raste të reja me coronavirus, ndërsa 137 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.


    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik, bëhet e ditur në raportin e IKSHPK-së shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu në raportin 24 orësh të IKSHPK-së, bëhet e ditur se kanë humbur jetën edhe  katër pacientë të prekur me COVID-19.

    Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!