×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i “Fajdeve”, bashkëpunëtori i Currit në gjendje të rëndë shëndetësore

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 17:13

    Mentor Meqani që është duke u hetuar për fajde dhe mashtrim nuk është duke qëndruar në paraburgim ashtu siç kishte vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës për të dhe grupin e dyshuar që njihet si “Curri”.


    Meqani tash e disa ditë është duke iu dhënë ndihma mjekësore dhe është duke qëndruar në klinikë. Atij sot i është lëshuar vendimi se duhet të kthehet në qendrën e paraburgimit, por ai po vazhdon të qëndrojë i shtrirë në spital, shkruan Insajderi.

    Avokati i tij, Naim Rudari për Insajderin ka thënë se Meqanit i është rekomanduar një person përcjellës për shkak të gjendjes së tij, jo të mirë.

    Rudari thotë se për këtë shkak Meqani po vazhdon të qëndrojë në klinikë dhe jo në qendrën e paraburgimit.

    “Nuk e di saktësisht mirëpo e di që është në gjendje jo të mirë shëndetësore, sot qendra ka lëshuar një vendim që me u kthyer prapë në qendër të paraburgimit, por ka potencuar se duhet të jetë një përcjellës i tij dhe kanë anuluar prapë ose e kanë dërguar në një tjetër klinikë nëse nuk gaboj”.

    “Ka të ënjtura në këmbë dhe është në gjendje të rëndë si dhe nuk mundet me lëvizë. Ky vendim është lëshuar sot dhe vetëm është transferuar në një tjetër klinikë, por nuk e di saktësisht. Mjekët i kanë rekomanduar që ta ketë një përcjellës”, ka deklaruar ai për Insajderin.

    Gjykata e Apelit në fund të muajit të kaluar vendosi që Meqanit, Ismet Osmanit të njohur si Curri, Ilir Bojku dhe Adil Thaçit t’i lë në paraburgim për 1 muaj. Ata po dyshohen për vepra penale të fajdesë, detyrimit dhe mashtrimit.

    Sipas Prokurorisë, në atë kohë të dyshuarit Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika nëpërmjet Sami Nikës i kishin dhënë Faton Dalladakut, fajde në vlerë prej 350 mijë euro.

    InDoks edhe më herët kishte raportuar për këtë figurë të botës së biznesit e i dyshuar edhe si mafioz, por në këtë dokumentar do të sjellim një profil krejt tjetër të tij. Me krejt lidhjet që i ka me botën e krimit. Me botën e politikës. Spiunazhit ndërkombëtarë. Është një histori e madhe që sillet rreth një grupi të vogël, por të fuqishëm njerëzish.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!