×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagime të forta pasi djali i Haxhi Shalës u bë konsull: Një gjygym çaj që e ka pirë Thaçi e Haradinaj do na kushtojë 160 mijë euro

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 20:29

    Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka folur lidhur me çmimin total që, sipas tij, do i kushtojë Kosovës për vizitën që ia bënë ish-presidenti Hashim Thaçi, si dhe kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, Haxhi Shalës. Nga kjo vizitë, dy akterët politikë arritën ta bindin Shalën që ta votonte legjislaturën e shtatë.


    Miftaraj, përmes një postimi në ‘Facebook’, i ka bërë llogaritë se sa i ka kushtuar kjo vizitë buxhetit të shtetit.

    “160.200 EURO. Totali. Naten e mire”, ka shkruar Miftaraj, duke llogaritur shpenzimet e deputetit Shala. Postimi i tij vjen në kohën kur mediet po raportojnë se i biri i deputetit nga radhët e AAK’së është zgjedhur konsull i përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

    Postimi i plotë i tij:

    Sa kushton nje gjygym caj per nje katunar ne Drenice, Llap apo Vushtrri per nje familje kater anetareshe, duke perfshi sheqerin dhe nga nje cope limon. Maksimumi 2 euro.

    Sa do te na kushtoj neve popullit te Kosoves, gjygymi i cajit qe e ka pi Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj te Haxhi Shala ne Malisheve???

    Nje matematike e thjeshte. Paga e konsullit nese nuk gaboj eshte 3200 Euro ne muaj. Mandati eshte tre vite, qe nenkupton 115.200 Euro vetem page.

    I paguhet qeraja e baneses, qe minimum do te jete le te themi 700 euro ne muaj. Mbi 25.000 Euro.

    Biletat e aeroplanit, shpenzime tjera gjate qendrimit ne misionin diplomatik per tre vite se paku 20.000 euro.

    115,200 Paga

    25.000 Qeraja

    20.000 Shpenzime tjera

    ________________________________

    160.200 EURO. Totali.

    Naten e mire.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!