×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagimi i zëdhënësit të Qeverisë pas deklaratës së Kurtit: Nuk tha asgjë të re për Asociacionin

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 22:15
    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

    “Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin”. Kështu ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, pas deklaratës së kryeministrit se në marrëveshjen e Ohrit ka Asociacion.

    Sipas Kryeziut, shefi i ekzekutivit thjesht komentoi Nenin 10 të ujdisë, ku flitet për pranimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën. E këtu, hyn edhe Asociacioni, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese”, shkroi zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, në Facebook.

    “Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”, tha tutje.

    Kryeministri Albin Kurti, e ka konfirmuar se marrëveshja e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, e përmban si kusht edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kurti u bazua te Neni 10 i propozimit evropian, ku thuhet se të dy palët konfirmojnë se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara, shkruan Reporteri.net.

    “Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”, deklaroi kryeministri Kurti. /Reporteri.net/.

    Kurti: Vetë-menaxhim nuk është vetë-qeverisje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!