×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagojnë edhe ambasadat britanike në Prishtinë e Beograd: Të largohen barrikadat, t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 19:14

    Edhe Ambasadat e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe Beograd, kanë reaguar lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës.

    Në bashkërendim me SHBA-në dhe BE-në, kërkojnë largimin e barikadave.

    Tutje në deklaratë theksojnë që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve e dhunës.

    Deklarata e plotë:

    Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës pas ndalimit të një individi të dyshuar për përfshirje në një sulm ndaj autoriteteve kosovare. Ky arrestim nuk është justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve, as kërcënime dhe frikësim ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale

    Ne presim që të gjitha pengesat ilegale të çmontohen dhe t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit. Ne vlerësojmë dhe mbështesim plotësisht Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) në punën e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe kontributin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në mbështetjen e autoriteteve kosovare për sundimin e ligjit. Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare

    U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin retorikën nxitëse dhe të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të veprojnë me përmbajtje dhe që autoritetet e Serbisë të përdorin ndikimin e tyre për të arritur një deeskalim të situatës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është mjeti për të zgjidhur konfliktet dhe për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!