×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Abdixhiku: 1 muaj qeverisje 293 kosovarë të vdekur e 0 vaksina, kërcënimi nuk është punë

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 15:09

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas një hulumtimi të publikuar dje rreth procesit të sigurimit të vaksinave.


    Abdixhiku ka thënë se dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.

    Ai është shprehur se e vërteta është interesi i vetëm i publikut.

    Abdixhiku tutje ka shkruar se me Qeverinë Kurti po sheh shumë pak punë, e më shumë fjalë e arsyetime.

    Reagimi i plotë:

    Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i vetëm publik.

    Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë.
    1 muaj qeverisje. 293 kosovarë të vdekur.
    0 vaksina.
    Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!