×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Albulena Haxhiu pasi u bë ministre: Qeverinë e re e presin sfida të mëdha

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 20:58

    Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pasi u emërua në pozitën e ministres së Drejtësisë.


    Ajo ka thënë se Qeverinë e re e presin sfida të mëdha, por shprehet e bindur se do t’ja kthejnë të mbarën Kosovës dhe qytetarëve të vendit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Sot, në ditën e konstituimit të Kuvendit dhe votimit të Qeverisë Kurti II edhe njëherë i falenderoj qytetarët për mbështetjen dhe besimin që na kanë dhënë.

    Qeverinë e re e presin sfida të mëdha por jam e bindur që me vullnet të pathyer, integritet moral, profesional e politik, do t’ja kthejmë të mbarën Kosovës dhe qytetarëve të vendit.

    Mesazhi që qytetarët na kanë dhënë me 14 Shkurt është shumë i rëndësishëm dhe ai duhet të na përcjellë gjithnjë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!