×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Ambasada e Kosovës ne Zvicër: Kujdes nga lajmet e rreme që bazën e kanë në Serbi

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 7:22

    Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, ka dematuar një lajm të disa ditëve më parë të mediave serbe.


    “Me shumë respekt dhe me mirëkuptim, kërkoj nga mediat e Kosovës që të bëjnë kujdes, duke bërë verifikimin e lajmeve para publikimit, pasiqë ekziston një tendencë e mediave serbo-ruse për prodhimin e lajmeve të rreme, duke marrë lajme nga medie të huaja dhe duke i përkthyer keq, me qëllim të destabilizimit të situatës, dhe vendosjen e Kosovës në pozitë të pafavorshme në raport me partnerët strategjik, dhe në arenën politike ndërkombëtare në përgjithësi”, ka shkruar Avdiu në ” Facebook’.

    Postimi i plotë i Ramadan Avdiut:

    Me datë 13.02.2020, Gazeta zvicerane “Le Temps“ evokoi një tentim atentati terrorist në rezervuarët e karburanteve në Gjenevë-Vernier, që kishin planifikuar ithtarët e Shtetit islamik gjatë viteve 2018 dhe 2019, ku dyshohet se dy shqiptarë të arrestuar në 2018, kanë qenë të involvuar në ketë rast. Siç raportohet, arrestimi i shqiptarëve në Gjenevë ka ndodhur para dy viteve dhe jo tani.

    Me shumë respekt dhe me mirëkuptim, kërkoj nga mediet e Kosovës që të bëjnë kujdes, duke bërë verifikimin e lajmeve para publikimit, pasiqë ekziston një tendencë e medieve serbo-ruse për prodhimin e lajmeve të rreme, duke marrë lajme nga medie të huaja dhe duke i përkthyer keq, me qëllim të destabilizimit të situatës, dhe vendosjen e Kosovës në pozitë të pafavorshme në raport me partnerët strategjik, dhe në arenën politike ndërkombëtare në përgjithësi.

    Pra, lajmi që ka qarkulluar në mediat e shkruara dhe disa portale, në Kosovë, lidhur me arrestimin e dy shqiptareve në Gjenevë i referohet ngjarjeve të para dy viteve dhe nuk ka të bëjë më aktualitetin!

    Ne e përshëndesim bashkëpunimin ndërmjet organeve të sigurisë së Repub likës së Kosovës dhe atyre zvicerane në luftën globale kundër terrorizmit dhe në fusha tjera të sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!