×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon ashpër Vjosa Osmani, sqaron të vërtetën e fotografisë me Kurtin

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 12:40

    Ka disa ditë që në Kuvend të Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve nga subjekte të caktuara politike.


    Në një fotografi të siguruar nga Reporteri, shihet se kreu i VV-së, Albin Kurti dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani janë regjistruar sot bashkë në listën e deputetëve.

    Lidhur me këtë është sqaruar edhe vetë nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani. Osmani ka thënë se takimi me Kurtin nuk ishte mesazh politik për askënd, por thjeshtë rastësi.

    “Po e shoh që media të caktuara po tentojnë që regjistrimin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës ta përkthejnë si mesazh politik.
    Po e sqaroj që nuk ishte mesazh politik por thjeshtë një koincidencë. Unë kam shkuar të regjistrohem në kohën që më është sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike.
    Mesazhet politike për partinë time unë i bëjë të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë. Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së”, ka shkruar Osmani. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!