×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Blerim Vela, thotë se u reagoi atyre që “shpërndajnë dezinformata” dhe jo mediave

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 14:39

    Shefi i Kabinetit të Presidencës, Blerim Vela, është sqaruar rreth komenteve të tij ndaj mediave që raportuan se Gjykata Kushtetuese “ka rrëzuar” presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se të njëjtat po tentojnë të bëjnë puç ndaj institucioneve dhe se po i shkojnë përshtati skenarit të Beogradit.

    Vela tha se reagimi i tij ka qenë për ‘shpërndarësit e dezinformatave’ dhe jo me mediat.

    “Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. I inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave”, shkroi Vela në Twitter.

    Në lidhje me komentet e tij, pak më parë reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

    AGK e ka konsideruar si të rrezikshme dhe të papranueshme gjuhën e Velës, të cilën organizata për mbrojtjen e gazetarëve thekson se Vela nuk e ka për herë të parë. Gjithashtu i kanë kërkuar presidentes Vjosa Osmani që kabineti i saj t’i ndalin sulmet ndaj mediave.

    “Vela në një postim skandaloz në Twitter, thotë se raportimet e medieve të Kosovës “janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së”.

    Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj medieve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së.

    “Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme”, AGK thirrje presidentes Osmani që Blerim Vela t’i ndalë sulmet ndaj mediave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!