×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon edhe Fatmir Limaj, thotë se vendimi eliminon ngërçet e mundshme institucionale

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 23:52

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke ftuar të gjithë që ta pranojnë, shkruan Reporteri.


    Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dha fund dilemës nëse Kuvendi ka të drejtë të zgjedh një qeveri të re. Nisma ka një koalicion me LDK-në për të qenë në Qeveri me nja 2 ministri.

    “NISMA Socialdemokrate mirëpret Aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe fton të gjitha partitë̈ politike të vazhdojnë̈ traditën e krijuar deri më sot në respektimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

    Aktgjykimi sotëm i dha fund dilemës nëse Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të zgjedh një̈ qeveri tjetër nga partia e dytë pas mocionit të suksesshëm për rrëzimin e qeverisë apo jo!

    Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen”, ka shkrua Limaj.
    Kujtojmë se Nisma me shumë pak vota e kishte kaluar pragun zgejdhor prej 5 % dhe kishte zgjatur shumë dilema e tyre./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!