×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon edhe Shoqata e Pulmologëve: Të kthehet sa më shpejt në punë doktori Ibrahim Hoti

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 14:00

    Shoqata e Pulmologëve të Kosovës iu ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që sa më parë ta lirojnë mjekun, Ibrahim Hotin dhe të kthehet menjëherë në vendin e tij të punës, ne mënyrë që sipas tij, pacientët të mos privohen për asnjë moment nga trajtimi i nevojshëm.


    Sipas tyre, veprime të tilla e denigrojnë personalitetin e mjekut dhe e dekurajojnë atë në luftën e përditshme kundër pandemisë COVID-19.

    “Te gjithe punetoret shendetesor, sidomos ata qe kane qene ne balle te luftes kunder pandemise gjate muajve te fundit, kane punuar jashtezakonisht shume, me orare te stergjatura dhe nen presione te paimagjinueshme, pa pushime vjetore dhe pa qene i pranishem te familjet e tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

    Njoftimi i plotë:

    Shoqata e Pulmologeve te Kosoves eshte njoftuar nga mediet per arrestimin dhe suspendimin e kolegut tone Dr. Ibrahim Hoti, akt ky i paprecedente i cili eshte bere pa u vertetuar paraprakisht rrethanat dhe pa u sqaruar ngjarja ne teresi.

    Me indinjaten me te thelle, Shoqata i ben thirrje autoriteteve pergjegjese qe sa me pare ta lirojne Dr. Ibrahim Hotin, dhe te kthehet menjehere ne vendin e tij te punes, ne menyre qe pacientet te mos privohen per asnje moment nga trajtimi i nevojshem.

    Veprime te tilla e denigrojne personalitetin e mjekut dhe e dekurajojne ate ne luften e perditshme kunder pandemise COVID-19. Te gjithe punetoret shendetesor, sidomos ata qe kane qene ne balle te luftes kunder pandemise gjate muajve te fundit, kane punuar jashtezakonisht shume, me orare te stergjatura dhe nen presione te paimagjinueshme, pa pushime vjetore dhe pa qene i pranishem te familjet e tyre.

    Dr. Ibrahimi eshte i vetmi pulmolog ne institucionet publike shendetesore te Komunes se Podujeves, dhe tani ne kulmin e pandemise, kur numrat e pacienteve te cileve ju nevojitet trajtimi jane me te larta

    se kurre, ky veprim i ngutshem eshte kunder cdo arsyeje te shendoshe.

    Si perfundim, Ne si Shoqate kerkojme qe edhe nese nuk e kemi perkrahjen e mjaftueshme, se paku na

    lejoni t’a kryejme detyren tone gjate ketyre koheve te renda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!