×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Haradinaj, poston përkthimin e saktë nga konkluzionet e Këshillit

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 13:13

    Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të disa dokumenteve e për të cilat u tha se janë konkluzione të Këshillit të Ministrave.


    Në një postim në Facebook, Haradinaj ka postuar një citat nga konkluzionet, e për të cilin ka thënë se është përkthimi i saktë.

    Në të thuhet se vendimi për propozimin e heqjes së vizave është duke u marrë në konsideratë nga Këshilli.

    Postimi i plotë i Haradinajt:

    “Këshilli e njeh rëndësinë e e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni ka bërë një propozim zyrtar në muajin Maj 2016 që të transferojë Kosovën në listën e shteteve që mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, ashtu siç është prezentuar në raportin e Korrikut 2018 rreth përmbushjes së kritereve të mbetura. Në Mars 2019, Parlamenti Evropian përkrahu propozimin e Komisionit Evropian në lexim të parë. Vendimi për këtë propozim është duke u konsideruar nga Këshilli.”, përkthim i saktë i Konkluzionit preliminar (pika54), të Këshillit të Bashkimit Evropian!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!