×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Hoxhaj për vendimin e Rusisë që ta hapë zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 17:59

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka parë si shenjë shqetësuese lajmin se Rusia do hapë zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi.


     

    Hoxhaj ka reaguar në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se “kjo gjë paraqet sfidë për fqinjët dhe orientimin atlantik e më gjerë”.

    “Njoftimi nga qeveria ruse për të hapur një zyrë të Ministrisë së tyre të Mbrojtjes në Serbi është një shenjë shqetësuese e pranisë ushtarake gjithnjë e më të afërt të Rusisë në Serbi, duke paraqitur kështu një sfidë për fqinjin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit më të gjerë”, ka deklaruar nënkryetari i PDK-së.

    Agjencia e lajmeve Reuters raportoi për hapjen e një zyre të Ministrisë së Mbrojtjes nga Rusia në Serbi, e cila do t’i jepte mandat zyrtarëve rus që të vizitojnë divizionet ushtarake që përdorin armë dhe pajisje të tjera ushtarake ruse.

    Serbia muajin e kaluar pezulloi stërvitjet ushtarake me trupat e huaj për gjashtë muaj, duke përmendur presionin nga BE për t’u tërhequr nga stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe Bjellorusinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!