×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon kryetari i Kamenicës: Paramilitarët serbë terrorizuan qytetarët e Kamenicës

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 22:17

    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar pas raportimeve për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës.


    Kastrati tha se është tejet shqetësuese që gjatë ditës paramilitarë serbë të armatosur kanë hyrë në territorin e Kosovës.

    Veprimin e tyre, Kastrati e quajti provokim të vazhdueshëm ku kanë terrorizuar qytetarët e asaj ane.

    Tutje, Kastrati tha se lidhur me këtë çështje u ka nisur shkresë presidentit të Kosovës, kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes dhe atij të Punëve të Brendshme.

    Më poshtë gjeni reagimin e plotë të kryetarit Kastrati:

    Është tejet shqetësuese që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serb, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë. Siç shihet në edhe në video, ata kanë ardhur në një zonë të frekuentuar nga banorët e të gjitha moshave.

    Provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm. Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë.

    Lidhur me këtë çështje u kam nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!