×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon OSBE-ja: Pa pëlqimin e të gjithëve, s’mund të organizojmë mbledhjen e votave për referendum

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 15:57

    OSBE në Kosovë ka njoftuar se për shkak se nuk ka pasur pëlqimin e të gjitha palëve nuk e ka të mundur ta ndihmojë procesin e votimit në referendumin e Serbisë në Kosovë.

    Përmes një deklarate për medie, nga OSBE kanë thënë se në mungesë të pëlqimit të të gjitha palëve është e pamundur që të bëjnë mbledhjen e votave për referendumin e Serbisë në Kosovë.

    “Në mungesë të pëlqimit të nevojshëm, siç është bërë e qartë në deklaratat e mëparshme, dhe siç u është komunikuar të gjitha palëve, nuk ka rezultuar e mundur që Misioni të kryejë një operacion të tillë me këtë rast”, thuhet në komunikatë.

    Njoftimi i plotë i OSBE-së i postuar në faqen e tyre në Facebook:

    Misioni i OSBE-së në Kosovë po monitoron nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me referendumin serb. Misioni i OSBE-së ka qenë i gatshëm të kryente një operacion për mbledhjen e votave në përputhje me precedentin e mëparshëm dhe me pëlqimin e të gjitha institucioneve përkatëse, dhe me të vërtetë kishte ofruar një gjë të tillë.

    Kërkesa thelbësore për kryerjen e një operacioni të tillë është pëlqimi i të gjitha palëve. Në mungesë të pëlqimit, nuk është e mundur që misioni të kryejë një operacion të përmasave të tilla, i cili duhet të respektojë standardet më të larta profesionale zgjedhore. Për më tepër, në kohët e pandemisë, planifikimi dhe zbatimi i një operacioni të tillë kërkon kohë shtesë për të garantuar sigurinë e stafit mbështetës zgjedhor dhe votuesve.

    Në mungesë të pëlqimit të nevojshëm, siç është bërë e qartë në deklaratat e mëparshme, dhe siç u është komunikuar të gjitha palëve, nuk ka rezultuar e mundur që Misioni të kryejë një operacion të tillë me këtë rast. Ambasadori Davenport e përsëriti këtë mesazh në një letër dërguar Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë më 14 janar dhe ambasadori e ritheksoi qëndrimin në një bisedë telefonike me Dr. Petar Petkoviq mëngjesin e sotëm të 15 janarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!