×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon OVL, pasi Vuçiq kërkoi hapjen e arkivave të UÇK-së

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 23:36

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Oraginzatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar pas kërkesës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq që të hapen arkivat e UÇK-së.


    “Vuçiq, arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura për publikun, ato janë edhe të hapura sepse nuk ka se çfarë të fshihet në to. Hapni ju Serbia arkivat, tregoni krimet dhe masakrat që i keni bërë ndaj shqiptarëve dhe zbuloni edhe varrezat që i keni fshehur me vite të tëra”, ka thënë Klinaku, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmend UÇK-në në kontekst të kërkesës së tyre që e kanë për autoritet e Kosovës për siç thotë ai hapjen e arkivave të gueriles kosovare.

    “Ne po kërkojmë të dhënat se ku ndodhen varrezat masive me civil e ushtarë serbë por neve na kanë thënë se kjo arkiv nuk ekziston. Ne kemi gjetur dëshmi se kjo arkiv ekziston. Mund ta gjeni këtë në librin që flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, një libër që ata e kanë shpërndarë në krejt botën.” tha Vuçiq të mërkurën në konferencë për media.

    Madje Vuçiq, foli edhe për autorin e librit.

    “Autor është Nusret Pllana. Ai deklaron se materialin e shfrytëzuar për përmbajtjen e këtij libri e ka marrë nga depoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por ata tani na sigurojnë se jo që nuk ka depo por as arkiva s’ka ekzistuar. Natyrisht që kjo bëhet për mos t’i rënë në gjurmë krimeve të të ashtuquajturës UÇK”.

    Paraqitjen nga presidenca Vuçiq e bëri Kryetari i Serbisë për siç tha të ju tregoj të gjithëve sesa vështirë e kishte takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të martën në Bruksel.

    Vuçiq, deklaroi se nuk pajtohet me asnjërin nga katër propozimet e Kurtit që i hodhi në tavolinë për pajtim dhe se njohjen e shtetit të Kosovës ai kurrë nuk do ta bëjë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!