×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon serbi nga Mali i Zi që Kurti e përshkroi si terrorist: Nuk jam mercenar rus, e as nuk nuk ua kam frikën juve

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 23:52

    Njëri nga dy emrat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i përmendi si persona me të kaluar kriminale dhe me pikëpamje ekstremiste i ka reaguar kreut të Qeverisë, duke thënë se ai nuk ka qëndrime “pro-serbe”, por vetëm serbe.


    Vladislav Dajkoviq në reagimin e tij thotë se nuk i ka ofenduar me gjestet e tij policinë dhe as nuk ka mbajtur fjalime nxitëse që do të çonin në tensionim të situatës.

    “Zoti Kurti, unë nuk kam qëndrime “pro-serbe”, por ato serbe. Unë kam lindur serb dhe do të vdes serb. Unë nuk jam ekstremist dhe veçanërisht nuk jam mercenar rus. Për më tepër, një pjesë të shkollimit tim e kalova në Perëndim. Unë jam një i ri i zakonshëm serb nga Mali i Zi, i cili shkoi në “Kosovë dhe Metohi” për të shtrënguar duart dhe përqafuar vëllezërit e tij serbë që luftojnë për të drejtat e njeriut në shtëpi. Unë nuk ofendova anëtarët e policisë tuaj dhe popullin shqiptar me asnjë prej gjesteve të mia, as nuk dhashë fjalime nxitëse që do të çonin në tensione. Nëse doni të më ndaloni të jem kjo që jam, ky është problemi juaj. Por dije që nuk më frikësove.”, ka shkruar Dajkoviq në Facebook.

    Ai pretendon se ka marrë kërcënime me vdekje nga disa shqiptarë të Kosovës, por që thotë se nuk frikësohet.

    “Së fundi, ditët e fundit, kam marrë qindra apo edhe mijëra kërcënime brutale me vdekje nga disa shqiptarë nga “Kosova dhe Metohia”: Se do të më masakrojnë, se do të më hanë zemrën, se do të dhunojnë motrat e mia dhe të ngjashme. Unë do të përsëris: Unë nuk kam frikë, sepse receptorët e frikës janë fikur për serbët për një kohë të gjatë. Nuk më vjen turp të vizitoj vëllezërit e mi, sepse atëherë do të kisha turp për gjyshin tim. Nuk më vjen keq, sepse jam në anën e së vërtetës. Dhe jo, unë nuk kam ardhur për të krijuar probleme, sepse ju i keni krijuar ato shumë kohë më parë.”, ka thënë ai.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Sapo kam mësuar se autoritetet e “Kosovës” ma ndaluan hyrjen në “Kosovë dhe Metohi” me urdhër të “Kryeministrit” Albin Kurti.

    Në deklaratën e tij zyrtare, Kurti më përshkroi mua si një ekstremist dhe një njeri me qëndrime “pro-serbe” që erdhën për të bërë trazira në “Kosovë dhe Metohi”.

    Zoti Kurti, unë nuk kam qëndrime “pro-serbe”, por serbe. Unë kam lindur serb dhe do të vdes serb. Unë nuk jam ekstremist dhe veçanërisht nuk jam mercenar rus. Për më tepër, një pjesë të shkollimit tim e kalova në perëndim.

    Unë jam një i ri i zakonshëm serb nga Mali i Zi, i cili shkoi në “Kosovë dhe Metohi” për të shtrënguar duart dhe përqafuar vëllezërit e tij serbë që po luftojnë për të drejtat e njeriut në shtëpinë e tyre.

    Unë nuk ofendova pjesëtarët e Policisë tuaj dhe popullin shqiptar me asnjë prej gjesteve të mia, as nuk mbajta fjalime nxitëse që do të çonin në tensione. Nëse doni të më ndaloni të jam ky që jam, ky është problemi juaj. Por ta dini që nuk më frikësuat.

    Së fundi, ditët e fundit, kam marrë qindra apo edhe mijëra kërcënime brutale me vdekje nga disa shqiptarë nga “Kosova dhe Metohia” se do të më masakrojnë, se do të më hanë zemrën, se do të dhunojnë motrat e mia dhe të ngjashme.

    Unë e përsëris: Unë nuk kam frikë, sepse receptorët e frikës janë fikur për serbët për një kohë të gjatë. Nuk më vjen turp të vizitoj vëllezërit e mi, sepse atëherë do të kisha turp për gjyshin tim. Nuk më vjen keq, sepse jam në anën e së vërtetës. Dhe jo, unë nuk kam ardhur për të krijuar probleme, sepse ju i keni krijuar ato shumë kohë më parë.

    Vitin tjetër në Prizren! ??

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!