×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon vajza të cilën presidenti Thaçi e bëri tag gabimisht në Twitter

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 9:02

    Liderët e vendit kanë publikuar fotografi nga takimet që i zhvilluan në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me ish Presidentin amerikan Bill Clinton, ish sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe gjeneralin e NATO’s, Wesley Clark.


    Edhe presidenti Thaçi e ka bërë një gjë të tillë, por ka gabuar personin kur e ka etiketuar në Tëitter. Kështu dje u raportua  për gabimin e Presidentit që kishte bërë, në publikimin ku kishte treguar se e kishte dekoruar sekretaren me Medaljen presidenciale të Lirisë.

    Por, Presidenti, në vend të Madeleine Albright, ka etiketuar një Madeline tjetër, që në Twitter quhet Madeline Eskind.

    Edhe pse lajmi u përhap gjatë ditës së djeshme më të madhe, Presidenti ende nuk e ka rregulluar gabimin në rrjetin social. Kështu ka çuar që gruaja me emrin Madeline Eskind t’i përgjigjet presidentit përmes Twitterit.

    “*Merr harkun më të padenjë të të gjitha kohërave”, ka shkruar ajo, derisa ka ripublikuar postimin e Presidentit Thaçi me emrin e saj në të, transmeton Gazeta Express.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!