×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon zëvendësministri kosovar: Nuk kam aktakuzë, drejtësia më ngatërroi me vëllain

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 10:12

    Zëvendësministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi ka thënë se nuk ka aktakuzë ndaj tij.


    Pas lajmeve të publikuara dje në disa media për zyrtarët e lartë me aktakuzë që udhëheqin institucione të larta, e ku përmendej edhe anëtari i Nismës, vetë Vesel Krasniqi e ka quajtur dezinformatë këtë.

    “Dua të ju informojë se muaj më parë drejtësia në Kosovë ka apostrofuar gabimisht emrin tim në mjetet e informimit gjoja për uzurpim prone, kjo është dezinformatë sepse vëllau im ka pasur kontest tokësor për një pronë të blerë me një fqinj i cili ka aktakuzën për uzurpimin e kësaj prone, pastaj prej një dëshmitari që kam dëshmuar në polici ka ndodhur keqkuptimi dhe drejtësia në Kosovë ka publikuar emrin tim gjoja se unë jam ozurpatori.

    Unë do të inicioj padi ndaj mediave që shpifin me emrin tim” ka shkruar Krasniqi në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!