×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica i PDK-së i thotë VV-së: Premtuat bashkim kombëtar, sot jeni larguar nga Shqipëria

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 14:13

    Deputeti nga PDK-ja, Elmi Reçica tha se programi qeverisës nuk përfshinë politikat e sigurisë kombëtare të vendit.


    Ai tha se VV-ja ka ardhur në pushtet duke premtuar afrimin me Shqipërinë, derisa sipas tij tani po e dëshmojnë të kundërtën.

    “Programi qeverisës nuk mbërthen politikat e sigurisë kombëtare. Ky program duhet të rishikuar nga ajo se çka kanë premtuar Qeveria gjatë fushatës elektorale. Mënyrë më e mirë për vlerësimin e proceseve është krahasimi i tyre. Ju me vite keni mashtruar se me ardhjen në pushtet do të afroni marrëdhëniet me Shqipërinë ndërsa sot po na largoni nga Shqipëria”, ka thënë Reçica.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!