×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica: Takimet e Mustafës dhe Kurtit jonormale, ata ishin armiq

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 20:33

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka komentuar takimet e shpeshtuara të dy krerëve të partive opozitare, Isa Mustafa dhe Albin Kurti.


    Ai tha se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë pasur armiqësi të thellë dhe sipas tij, këto takime janë jo normale.

    “Këto takime për mua janë shumë të çuditshme. Në një farë mënyre janë jo normale. Ne e dimë se kjo histori është shumë e afërt, i dimë raportet e subjekteve të tyre dhe atyre individuale, mirëpo për ne si PDK por edhe për vendin, është shumë mirë kur liderët politikë, partiak, edhe ata që kanë qenë në armiqësi të thellë, dhe kanë provuar me të gjitha format, me të gjitha mjetet ta eliminojnë njëri-tjetrin, jo vetëm politikisht, të ulen dhe të bisedojnë”, tha Reçica për RTV21.

    “Për ne është kjo një mundësi që të shohim një shtendosje në jetën politike dhe po shpresoj që nuk i kanë vetëm sa për të dhënë mesazhe jo të duhura dhe jo adekuate në adresë të partive tjera politike”, tha Reçica.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!