Redaktori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Enver Bajrami është distancuar nga raportimi i fundit i RTK-së, ku thuhet se dy media në Kosovë, Nacionale dhe Persikopi, financohen dhe kontrollohen nga Serbia, shkruan Reporteri.net.
Në një postim të bërë, Bajrami ka thënë se kundërshton çdo gjë joprofesionale.
“Sikurse kam qenë pjesë e protestave të vitit 2015 për një RTK të publikut, vazhdoj edhe sot të kundërshtoj çdo gjë joprofesionale.
Andaj, pa qenë fare përgjegjës për situatën e fundit të krijuar, ndjej keqardhje për situatën e krijuar mbrëmë dhe krejt çka mund të bëjë, është të vazhdoj të punoj me profesionalizëm brenda përgjegjësive të mija!
Unë distancohem me keqardhje.” – ka shkruar ai.