×
  • Lajme
  • Lajme

    Regjisorja e filmit ku janë marrë fotografitë e Brovinës: Filmi u xhirua në Budapest

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 16:15

    Regjisorja 27-vjeçare e filmave pornografik kishte reaguar pas fotove të rreme që ishin publikuar pas kinse dhunimit seksual. Fotografi nga e njëjta video, dje u treguan në Kuvend të Kosovës, nga deputetja e PDK-së Flora Brovina, e cila insistonte se janë të bëra në Kosovë, gjatë luftës.


    Fotot e rreme të “grupit dhunues” që ishin botuar nëpër botë në gazeta dhe ueb faqe, dhe ishin paraqitur si dëshmi për krimet e SHBA-së në Irak ose si prova të supozuara, ishin skena të marra nga filmat pornografikë të prodhuar nga Andrea Marchand. Filmat dhe fotografitë ende shfaqen në faqen e internetit hungareze “Sex in Ëar.”, përcjell Express.
    Kryerësi i mashtrimit ka mbetur i paidentifikuar.

    Regjisorja e cila në vitin 2004 ka jetuar në Budapest ka bërë filma për një kohë të gjatë. Marchand ka prodhuar filma për “Buy Film Ready”, një shtëpi prodhimi që ka filialle në Paris, Budapest dhe Lozanë, Zvicër.

    “Kam dëgjuar për këtë dhe pashë artikujt në disa gazeta dhe në internet, dhe unë vërtet nuk e kuptoj se si njerëzit mund të përdorin fotografi që ata nuk kanë të drejtë pa më pyetur mua fillimisht”, tha Marchand. “Kam dëgjuar se shumë gazeta arabe gjithashtu me fotot e mia kanë raportuar se janë foto të vërteta”.

    “Shumë gazetarë të tjerë gjithashtu i shikuan fotot dhe i hodhën poshtë menjëherë si foto të rreme,” tha Marchand, “Pra, me të vërtetë ishte një gjykim i keq”, kishte thënë ajo.

    Duke komentuar polemikat në tërësi, Marchand tha: “Disa njerëz gjithashtu thanë se ato janë foto dhe filma të vërtetë sepse unë jam ajo që i kam xhiruar ato”.

    Ajo përfundoi deklaratën e saj mbi “përdhunim” me këtë frazë: “Nëse keni ndonjë informacion, në lidhje me këto fotografi, ju lutem kontaktoni bkennedy@jihadunspun.com.”

    Marchand i tha WND-së se në asnjë moment Kennedy ose Aztlan nuk bënë ndonjë përpjekje për ta kontaktuar atë ose për ta pyetur për fotot.

    Marchand ka dokumentacion të mjaftueshëm për të vërtetuar atë që thotë, duke përfshirë kontratat e nënshkruara, dhe informacionin e tyre për pasaportën. Asnjë nga aktorët nuk ishin irakianë apo amerikanë.

    E vetmja frazë e folur anglisht në film është “Oh, po”. Dy nga filmat të tjerë përdorin edhe fjalën “ushtarë” në frëngjisht dhe gjermanisht. Përveç kësaj, uniformat nuk kanë shenjë. Gjithashtu “ushtarët” veshen të maskuar si në xhungël. Helmetat, bluzat dhe këpucët nuk janë autentike.

    Një bloger në Internet duke qeshur vuri në dukje se arma e njërit prej ushtarëve ishte një armë paintballi, dhe një tjetër vuri në dukje “batanijen pornografike” të pranishme që u shfaq në atë skenë.

    Filmimet janë bërë në Budapest, jo në Irak.

    Disa nga të fotot e Marchandit u bartën në një faqe amerikane të quajtur Irakbabes. Kjo faqe u mbyll pas raportimit të ËND për foto të rreme. Marchand thotë se “Edhe iraqbabes.com vodhi përmbajtjen time dhe e përdori ilegalisht në faqen e tyre të internetit”.

    Ndërkohë, ndërsa fotot e rreme vazhdojnë të qarkullojnë, Marchand thotë se avokatët e saj po e shqyrtojnë atë që është thënë dhe si i janë keqpërdorur fotot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!