×
  • Lajme
  • Lajme

    REL: Edhe Scholz e Macron po angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje, i kanë kontaktuar Kurtin e Vuçiqin

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 20:10

    Radio Evropa e Lirë ka raportuar duke u thirrur në burime diplomatike në Bruksel se edhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron, janë duke u angazhuar për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe evitimin e përshkallëzimit të situatës, shkruan Reporteri.net.

    Sipas këtyre burimeve, Scholz dhe Macron i kanë kontaktuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para takimit që u mbajt sot në Bruksel, për t’i inkurajuar në arritjen e një marrëveshjeje.

    “Shumë liderë ndërkombëtarë kanë shprehur pritjet e tyre nga takimet e këtyre dy liderëve. Këtë e kanë kuptuar edhe vetë liderët. Edhe pse nuk patëm marrëveshje për rrugën finale sesi të adresohet çështja, procesi po vazhdon”, citohet të kenë thënë burimet brenda BE-së.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka dalë me komunikatë për takimin e sotëm të Kryeministrit Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e Shefit të Diplomacisë së BE’së, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE’s për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Sipas Qeverisë, në takim është diskutuar edhe për marrëveshjen finale. Kurti thuhet se ka prezantuar elementet që duhet t’i përmbajë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në komunikatë.

    Escobar i takoi edhe sot ndaras Kurtin e Vuçiqin, burimet e BE-së: Ka pasur progres, por jo rezultat konkret

    Qeveria e Kosovës: Në takimin me Vuçiqin u diskutua edhe për marrëveshjen finale, Kurti prezantoi elementet që duhet t’i përmbajë ajo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!