×
  • Lajme
  • Lajme

    Remi i kthehet kundër PDK-së: Kanë hyrë njerëz të afërt me ish-pushtetin, kjo nuk duhet të tolerohet

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 16:43

    Ish-komandanti i UÇK’së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka goditur Partinë Demokratike të Kosovës duke thënë se në këtë parti kanë hyrë njerëz që njihen për afërsinë e tyre me ish-pushtetin


    Mustafa ka shkruar në Facebook se edhe pse ka pushuar aktivitetin e tij në PDK, nuk ka mundur të rrijë neutral dhe të mos reagojë.

    “Ka një kohë që e kam pushuar aktivitetin tim në strukturat e PDK-së, por nuk mund të rrija neutral e të mos reagoj ndaj personazheve që njihen për afërsinë e tyre me ish pushtetin e që sot, kinse në emër të reprezentimit të PDK-së, aktrojnë superioritet e lidership ndaj personaliteteve më meritore të hierarkisë së UÇK-së. Kjo nuk duhet të tolerohet nga PDK. Është e tepërt”, ka shkruar ish-deputeti i PDK’së.

    Reagimi i plotë i tij: 

    PDK-Origjina dhe hijenat…

    PDK është parti e themeluar nga njerëz që kanë demonstruar kredenciale të larta morale e kombëtare në kohët e arritjeve të mëdha kombëtare. Me kalimin e viteve, ajo ka akomoduar edhe oportunistë e njerëz që kanë qenë të afërt me ish pushtetin e para vitit 1999. Sot, me njerëz që janë angazhuar rishtazi (Doktoranta, mastera të internetit e lloj-lloj kualifikimesh)në PDK, kemi arritur deri aty sa dikush që vjen nga lidhje të afërta me ish pushtuesin, të jap ‘çertifikata’ për individë brenda PDK-së, që përcaktojnë shkallën e lojalitetit të tyre ndaj vlerave të UÇK-së, madje, këtë ‘çertifikatë’ ja akordojnë edhe vet eprorëve të UÇK-së.

    Të tillët nuk i duhen gjë PDK-së dhe ata, është koha të largohen nga ky diskurs krejtësisht cinik.

    Ka një kohë që e kam pushuar aktivitetin tim në strukturat e PDK-së, por nuk mund të rrija neutral e të mos reagoj ndaj personazheve që njihen për afërsinë e tyre me ish pushtetin e që sot, kinse në emër të reprezentimit të PDK-së, aktrojnë superioritet e lidership ndaj personaliteteve më meritore të hierarkisë së UÇK-së.

    Kjo nuk duhet të tolerohet nga PDK.

    Është e tepërt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!