×
  • Lajme
  • Lajme

    Rëndohet bilanci nga aksioni në veri: 4 policë të plagosur

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 10:02

    Kur po bëhet disa orë që kur ka nisur aksioni i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës, numri i zyrtarëve të plagosur ka arritur në katër.


    Nga Spitali i Mitrovicës është konfirmuar se katër policë kanë marrë plagë gjatë këtij aksioni, shkruan Reporteri.net.

    “Për momentin katër policë janë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji, ka thënë për media, zëdhënsja e spitalit, Nita Mustafa.

    Sidoqoftë, Reporteri.net më herët ka raportuar se një polic dihet sigurt që është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkohë që për të tjerë akoma nuk dihet.

    Ndërkohë, presidenti i vendit ka thirrur Këshillin e Sigurisë pas këtij aksioni, mirëpo akoma nuk është dhënë ndonjë detaj. Krejt çka ka thënë Thaçi nga Facebook, është keqardhja për policët e plagosur.

    Edhe kryeministri Haradinaj, ndërkaq, ka folur për aksionin duke kërkuar qetësi dhe duke shtuar se ky veprim është i drejtuar ndaj kontrabandës dhe krimit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!