×
  • Lajme
  • Lajme

    Rëndohet situata në spitalin e Pejës: Po trajtohen 17 pacientë me oksigjeno-terapi, 4 në gjendje të rëndë

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 8:50

    Spitali Regjional i Pejës njofton se 25 pacientë me COVID-19 po trajtohen në këtë spital.


    17 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe katër nga ta janë në gjendje më të rëndë.

    ” Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 611 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

    17 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 13 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 17 foshnje, 9 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore.

    422 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,771 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 16 Operacione.

    Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!