×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Retkoceri, PDK: Bedri Hamza dyfishoi pagat në Kosovë, në kohën kur Evropa ishte në krizën më të madhe ekonomike

    Reporteri
    07 Shkurt 2025 | 19:39

    Kandidati për deputetet të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Leutrim Retkoceri duke folur për kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Bedri Hamza ka thënë se ai është një profesionist dhe ekonomist i jashtëzakonshëm.

    Retkoceri në një intervistë për gazetën online Reporteri.net ka thënë se Bedri Hamza dyfishoi pagat në Kosovë, në kohën kur Evropa ishte në krizën më të madhe ekonomike.

    Sipas tij, Bedri Hamza është një njeriu që i përgjigjet më së miri kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

    “Ne e kemi një kandidat të dëshmuar si Bedri Hamza i cili ka qenë ministër në krizën më të madhe që ka pasur Evropa, e ka bërë dyfishimin e rritjes së pagave në Kosovë. Bedri Hamza është një njeri profesionist dhe një ekonomist i jashtëzakonshëm që i përgjigjet më së miri kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Bedri Hamza sa ishte kryetar  Komunës së Mitrovicës, është kryetari i dytë që ka pasur më së shumti premtime dhe ka realizuar më shumë se 93 për qind të zotimeve që i ka bërë në një qeverisje që mund ta merrni me mend që e ka lënë Agim Bahtiri, i cili e ka lënë me 6 milionë euro borxhe dhe asnjëherë nuk e kemi dëgjuar duke u ankuar se çfarë qeverisje e ka gjetur. Por ai i ka kryer detyrat dhe përgjegjësitë që i ka marrë. Njëjtë do të vlejë edhe në qeverisjen e Kosovës me Bedri Hamzën dhe gjithë ekipin që jemi. Nuk do të ankohemi por di ti kryejmë përgjegjësitë dhe detyrat që do të na mandatojë qytetari i Kosovës.”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!